“Bashkimi evropian mbështet tregtinë e lirë të mallrave”, nga BE-ja deklarohen për vendimin e Qeverisë për mallrat serbe

Bashkimi Evropian e mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e  pjesshme të bllokadës së vendosur më parë ndaj produkteve serbe. Stano tha se tregtia e…

Lajme

08/10/2024 12:08

Bashkimi Evropian e mbështet tregtinë e lirë të mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e CEFTA-s.

Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e  pjesshme të bllokadës së vendosur më parë ndaj produkteve serbe.

Stano tha se tregtia e lirë në përputhje me rregullat e CEFTA-s, është thelbësore për funksionimin e tregut të përbashkët rajonal.

“Ky është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal dhe është një pjesë intervale e Planit të Rritjes për rajonin dhe të dyja përfaqësojnë përfitime të prekshme për qytetarët e të gjithë rajonit”, tha Stano për “Kosovoonline”.

Ndryshe masa e “bllokadës” së vendosur ndaj produkteve serbe që hyjnë në Kosovë ka ndryshuar vetëm për mallrat të cilat futen nga pika kufitare në Merdare, por ende jo për pikat kufitare të tjera.

E këtë gjë dje e konfirmoi edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti./Lajmi.net/