Të Infektuar: 14119

Të Shëruar: 10546

Të Vdekur: 563

Bashkimi Evropian dhuron 30 respiratorë për Ministrinë e Shëndetësisë

13:18 | 4 Gusht 2020

Ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga sot kemi 30 respiratorë më shumë, të cilët do të lehtësojnë punën e profesionistëve në luftën kundër COVID-19.

Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në Facebook, ku falënderoi Bashkimin Evropian për donacionin në fjalë.

“Sot kemi pranuar një kontingjent prej 30 respiratorësh, donacion i Bashkimit Evropian për Ministrinë e Shëndetësisë”.

“Kjo ndihmë e sotme dhe ky kontingjent i ventilatorëve do të ndihmojë shumë në organizim, të cilin po e bëjmë së bashku me SHSKUK-në në ndarjen e përgjegjësive për të ndihmuar çdo qytetar që mund të jetë infektuar dhe po përballet me këtë virus”!

“Falënderoj Bashkimin Evropian për ndihmën e vazhdueshme që po i jep Kosovës në luftën kundër pandemisë”.

“Këto ndihma do të lehtësojë luftën kundër Covid-19 dhe punën e profesionistëve shëndetësorë. Çdo jetë e shpëtuar do të jetë falënderim për taksapaguesit evropianë që po e ndihmojnë Republikën e Kosovës!”