Bashkim Gashi refuzon ftesën e Gjykatës Speciale

13:08 | 23 Shtator 2019

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka njoftuar se Bashkim Gashi, nga Suhareka, deri më tani e ka refuzuar ftesën e Gjykatës Speciale.

OVL e UÇK-së ka kërkuar nga mediat që personi në fjalë të lihet i qetë, dhe për çdo informim të kontaktohet organizata e veteranëve.

“Meqenëse Gashi ishte tek ne në zyrë, dhe ftesa i është ofruar për datën 24 shtator 2019, por nuk e ka pranuar pa sqarime shtesë, ne si OVL UÇK, i sugjerojmë që ta pranoj ftesën e ardhshme dhe të mos krijoj presedan për të tjerët”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/