Bashkësia Islame e Maqedonisë nuk ka informata për fatin e pelegrinëve të Haxhit nga ky shtet
Asnjë haxhi nga Shqipëria dhe Kosova nuk ka humbur jetën në rrëmujën e cila ndodhi sot si pasojë e shtyrjeve pelegrinëve të Haxhit në Mina të Arabisë Saudite, ndërkohë që Bashkësia Islame e Maqedonisë akoma nuk është prononcuar.

Lajme
Nga Komuniteti Musliman i Shqipërisë konfirmojnë se në mesin e haxhilerëve të vdekur nuk ka shtetas të Shqipërisë, ndërsa të njëjtin konfirmim e ka dhënë edhe Ahmet Sadriu nga Bashkësia Islame e Kosovës.
“Nuk ka viktima në mesin e kosovarëve” ka thënë Sadriu.
Nga Bashkësia Islame e Maqedonisë nuk ka informacione lidhur me fatin e haxhilerëve nga ky shtet. .
Ndërkohë paraprakisht mësohet se viktima nuk ka as nga Mali i Zi dhe Bosnje dhe Hercegovina, si dhe në Serbi nuk ka ende konfirmim për viktima të mundshme në mesin e hanxhinjve nga ky shtet.
Për shkak të rrëmujës dhe shtyrjeve të haxhilerëve në Mina të këtij vendi numri i personave të cilët kanë humbur jetën ka arritur në 310.