Bashkëshortja e Lorik Canës zbulon gjininë e fëmijës së dytë

Monika ka zbuluar gjininë e fëmijës që po pret.

ShowBiz

18/09/2019 08:44

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, dhe bashkëshortja e tij, Monica Cana, po presin të bëhen prindër për herë të dytë, shkruan lajmi.net.

Ka pak ditë që çifti dhanë lajmin se po bëhen prindër për herë të dytë, ndërsa tani ata zbuluan gjininë e foshnjës.

Cana ishte i ftuar në një intervistë, ndërsa bashkëshortja po e ndiqte atë përmes ekranit dhe përmes imazhit që e postoi në Instagram, zbuloi se po bëhen me një vajzë.

“Është vajzë”, ishte mbishkrimi që Monika ia la fotos së Lorikut, të cilën e shkëputi nga kjo intervistë. /Lajmi.net/