Bashkëshortja e Hashim Thaçit përfundon vizitën, tani pritet largimi i ish-presidentit për në Hagë

Edhe bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, ka përfunduar vizitën e saj në zyrat e EULEX-it, ku po qëndron ish-presidenti. Më herët, Thaçi është vizituar është nga vëllezërit e tij. Pas përfundimit të vizitave nga familjarëve, pritet që ish-presidenti i Kosovës të largohet nga Kosova dhe të niset për në Hagë. Thaçin sot do ta…

Lajme

22/03/2025 11:20

Edhe bashkëshortja e Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi, ka përfunduar vizitën e saj në zyrat e EULEX-it, ku po qëndron ish-presidenti.

Më herët, Thaçi është vizituar është nga vëllezërit e tij.

Pas përfundimit të vizitave nga familjarëve, pritet që ish-presidenti i Kosovës të largohet nga Kosova dhe të niset për në Hagë.

Thaçin sot do ta vizitojë familja për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen e babait, e më pas ai do të kthehet në Hagë.

Gjykata e Hagës tha se vizita është aprovuar për “arsye bindëse humanitare”.

“Trupi gjykues dhe gjyqtari i procedurës paraprake kanë udhëzuar Sekretarin që të menaxhojë një vizitë të mbikëqyrur në Kosovë për Hashim Thaçin që t’i bëjë nderimet dhe të jetë me familjen e ngushtë. I akuzuari mbetet në paraburgim dhe në kujdestari nga Dhomat e Specializuara”, ka konfirmuar zëdhënësi i Gjykatë Speciale, Michale Doyle./Lajmi.net/