Bashkëshortja e Gazmend Hoxhës shpërndan reagimin e ish-zyrtarit amerikan: Dorëheqja e tij ishte e panevojshme

Lurentina Zekaj, bashkëshortja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka shpërndarë në Facebook një reagim të ish-zyrtarit amerikan, Steve Bennet, lidhur me dorëheqjen e bashkëshortit të saj. Bennet, ish-drejtor i Misionit për Edukim dhe Zhvillim Policor, ka vlerësuar se largimi i Hoxhës nga kjo pozitë ishte i panevojshëm dhe nuk i…

Lajme

03/11/2026 14:01

Lurentina Zekaj, bashkëshortja e ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka shpërndarë në Facebook një reagim të ish-zyrtarit amerikan, Steve Bennet, lidhur me dorëheqjen e bashkëshortit të saj.

Bennet, ish-drejtor i Misionit për Edukim dhe Zhvillim Policor, ka vlerësuar se largimi i Hoxhës nga kjo pozitë ishte i panevojshëm dhe nuk i shërben përmirësimit institucional, raporton lajmi.net

Në deklaratën e shpërndarë nga Zekaj, ai thotë se dorëheqja e tij “ishte e panevojshme dhe kundërproduktive pr procesin e të nxënit dhe përmirësimit institucional”.

Gazmend Hoxha dha dorëheqje të premten nga pozita e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas vrasjes së Arlinda Zekajt nga vëllai i ish-bashkëshortit të saj.

Dorëheqja e tij erdhi në kohën kur rasti i vrasjes së Arlindës nxiti reagime dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

Ndërkohë, edhe ditën kur Hoxha njoftoi largimin nga detyra, bashkëshortja e tij kishte reaguar publikisht, duke shprehur mbështetjen për të.

“Përgjegjësia më e madhe është të qëndrosh, të përballesh me të vërtetën dhe të rindërtosh besimin.

Ti je prej atyre që po të të linin, me përgjegjësi dhe profesionalizëm do të përballeshe, sa herë që paraqitet nevoja.

Gjithmonë ke qëndru e je përball me sfidat e organizatës dhe Atdheut, në luftë dhe pas saj, me maturi dhe vendosmëri”, kishte shkruar ajo.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar kryeministrit Albin Kurti, Hoxha kishte theksuar se asnjë pozitë nuk është mbi shtetin.

“Asnjë pozitë nuk është mbi shtetin, asnjë funksion nuk është më i rëndësishëm se besimi i qytetarëve dhe askush nuk duhet të jetë mbi parimin e llogaridhënies”, kishte deklaruar ai./Lajmi.net/