Bashkëshortja e Erion Veliajt, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza zyrtare

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, u paraqit këtë të mërkurë në SPAK së bashku me avokatin e saj mbrojtës Maks Haxhia, ku iu komunikua akuza zyrtare. Ajo dhe avokati kanë marrë materialet hetimore dhe, pasi të njihen me to, do të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë, nëse do të…

Lajme

23/07/2025 09:54

Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, Ajola Xoxa, u paraqit këtë të mërkurë në SPAK së bashku me avokatin e saj mbrojtës Maks Haxhia, ku iu komunikua akuza zyrtare.

Ajo dhe avokati kanë marrë materialet hetimore dhe, pasi të njihen me to, do të vendosin se çfarë qëndrimi do të mbajnë, nëse do të japin deklarime apo do të bëjnë memo.

Pala mbrojtëse ka kërkuar që t’u vihen në dispozicion edhe materialet hetimore, por nga SPAK u është komunikuar se ato do t’u jepen kundrejt pagesës, ofertë kjo që nuk është pranuar nga avokati Maks Haxhia, transmeton euronews.al

Në orën 11:00 pritet që akuza t’i komunikohet edhe bashkëshortit të saj, kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej pesë muajsh.

Mësohet se Veliaj nuk do të paraqitet personalisht për t’u njohur me akuzen, pasi ka firmosur deklaratë për përfaqësim nga mbrojtësit e tij ligjorë.

Erion Veliaj ndodhet në qeli që nga 10 shkurti, ndërsa Ajola Xoxa është nën masën e detyrimit për paraqitje.

Ata po hetohen nën dyshimet për veprat penale të korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe pastrimit të parave.