Bashkëshorti i bën dedikimin prekës Linda Imamit: Të kam dashur shumë dhe do të të dua gjithmonë
Autorja e emisioneve “Qejfi më i madh se Stambolli”, Linda Imami, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (e diel) në moshën 49-vjeçare. Prezantuesja nga Peja ka qenë duke jetuar në Turqi, ku edhe ka ndërtuar karrierën profesionale. E ndjera ishte e martuar me Ata Arikfidan, me të cilin ka pasur një djalë dhe një vajzë.…

ShowBiz
Autorja e emisioneve “Qejfi më i madh se Stambolli”, Linda Imami, ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme (e diel) në moshën 49-vjeçare.
Prezantuesja nga Peja ka qenë duke jetuar në Turqi, ku edhe ka ndërtuar karrierën profesionale.
E ndjera ishte e martuar me Ata Arikfidan, me të cilin ka pasur një djalë dhe një vajzë.
I njëjti i ka bërë një dedikim emocional në rrjete sociale, që më pas u shpërnda në Instagramin e Lindës.
Postimi i plotë (pa ndërhyrje):
“Gruaja ime e dashur, sot të përcolla drejt përjetësisë…
Vitet më të bukura të jetës sime i jetova me ty,
Më dhurove dy fëmijë të mrekullueshëm.
Do të vazhdojmë gjithmonë me energjinë tënde. Rri e qetë, zemra jote është në duar të sigurta.
Buzëqeshja jote, zëri yt, gëzimi yt ajo energji e jetës që ndriçonte rrethinën tonë dhe mbi të gjitha prania jote…janë ende brenda meje.
Miqësitë që krijove dhe vlerat që solle në jetën tonë, na kanë qëndruar pranë në këtë periudhë të vështirë.
Fli e qetë, Linda ime.
Të kam dashur shumë dhe do të të dua gjithmonë.
Ata”.