Bashkëluftëtarët dërgojnë në shtëpinë e fundit Beg Rizajn (Foto)
Beg Rizaj i vrarë në përleshjen e armatosur me forcat militare maqedonase, është varrosur në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Gllogjan të Deçanit.
Lajme
24/05/2015 16:30
Lamtumirën e fundit ia kanë dhënë shokët të luftërave, të të veshur me uniforma të UÇK-së.
Në varrimin e Rizajt, kanë marrë pjesë edhe deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryesisht nga AAK, por edhe nga partitë tjera, duke përfshirë edhe PDK e LDK.