Bashkëjetesë jashtëmartesore me të miturën, arrestohet burri në Ferizaj

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi që është hasur duke bashkëjetuar me një vajzë të moshës së mitur.

Lajme

26/01/2022 08:46

Siç njoftohet në raportin 24-orësh të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa viktima do të dërgohet për obduksion, shkruan lajmi.net.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që është hasur duke bashkëjetuar me të miturën, viktimën femër kosovare. Me vendim  të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim mjekësor”, thuhet në raport. /Lajmi.net/