Basha sqaron vendimin për shpalljen e Kuvendit të konstituuar

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, gjatë një konference për media, tha se për të ka qenë shumë e rëndësishme që Parlamenti të shpallet i konstituuar. Ai thotë se ka përgjegjësi para qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, andaj dhe bëri në veprim të tillë. Basha tutje shpjegoi se si ai, si kryetar i Kuvendit, mund ta shpallë Parlamentin…

Lajme

01/09/2025 13:45

Kryetari i Kuvendit Dimal Basha, gjatë një konference për media, tha se për të ka qenë shumë e rëndësishme që Parlamenti të shpallet i konstituuar.

Ai thotë se ka përgjegjësi para qytetarëve dhe ndërkombëtarëve, andaj dhe bëri në veprim të tillë. Basha tutje shpjegoi se si ai, si kryetar i Kuvendit, mund ta shpallë Parlamentin si të funksionalizuar.

“Me rëndësi që baza ime për këtë arsyetim ka qenë rregullorja e punës së Kuvendit. Neni 5 thotë se seanca konstituive mbaron me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, mirëpo Neni 16 pika e 4, thotë se kryetari është përgjegjës për zbatimin e rregullores, dhe bën interpretimin përfundimtar të saj”, thotë ai.

“Për mua ka qenë e rëndësishme që pika 4 e rendit të ditës është ezauruar, dhe ka qenë e rëndësishme që ne mos ta bllokojmë shtetin për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari, por të vazhdojmë me punën e Kuvendit”, u shpreh kryekuvendari.

“Asnjëri nga ta s’i ka marrë votat e mjaftueshme për nënkryetarë ku siç e dini dy prej tyre refuzuan e tetë s’morën votat e mjaftueshme. Si kryetar kuvendi kam qenë para një pozite ku: Ose të ndalojë punimet e Kuvendit, ose të vazhdojë me punimet e kuvendit me një kryesi funksionale ku siç e thash kemi pesë nga gjashtë anëtarë.Në atë moment kam vlerësuar se kuvendi s’duhet mbetur jo-funksional për shkak të jo zgjedhjes së një nënkryetari. Kam përgjegjësi para qytetarëve, institucioneve e para miqve ndërkombëtarë që të funksionalizojë kuvendin”,shtoi Basha.