Basha: RTK-ja është pa buxhet, drejtori ka mandat për ekzekutimin e pagave
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar rreth tri çështjeve dhe disa pikave të rendit të ditës që kanë mbetur nga legjislatura e kaluar. Basha ka shpjeguar se arsyeja e mbledhjes ka qenë situata e jashtëzakonshme, pasi ditën e diele nuk u votua Qeveria, duke bërë…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka thirrur sot mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar rreth tri çështjeve dhe disa pikave të rendit të ditës që kanë mbetur nga legjislatura e kaluar.
Basha ka shpjeguar se arsyeja e mbledhjes ka qenë situata e jashtëzakonshme, pasi ditën e diele nuk u votua Qeveria, duke bërë të nevojshme diskutimin e çështjeve urgjente pa votimin e ekzekutivit, raporton lajmi.net
Sipas tij, çështja kryesore ishte buxheti i RTK-së. “Unë kam takuar sindikatën dhe bordin, drejtori i skadon afati të premten dhe RTK-ja është pa buxhet. Pas diskutimeve me ta, i kam dhënë mbështetje për të ecur përpara,” tha Basha.
Ai bëri të ditur se pas diskutimeve në Kryesi, është kërkuar thirrja e një seance të jashtëzakonshme nesër në mëngjes, ku do të përfundohet themelimi i komisioneve dhe menjëherë pas seancës do të votohet raporti i RTK-së, për të siguruar që institucioni të ketë buxhetin e nevojshëm dhe drejtori të mund të ekzekutojë pagat.
“Unë sot kam thirr mbledhjen e kryesisë se Kuvendit per të diskutuar rreth tri çështjeve dhe disa pika të rendit të ditës që kanë mbetur nga legislature së kaluar. Arsyeja e vetme ka qenë se jemi në rrethana të jashtëzakonshme, është e vërtetë që asnjëherë në historinë e Republikës nuk ka ndodh mblidhet e kryesie pa votimin e Qeverise, por me qenë se ditën e diele nuk u votua Qeveria, unë i kam thirr kryesuesit e partive t’i diskutojmë disa çështje. E para ka qenë çështja e buxhetit të RTK-se, unë kam takuar sindikatën dhe bordin, drejtori i skadon afati të premten dhe RTK-ja është pa buxhet dhe unë pas diskutimeve me ta i kam dhënë mbështetje me ec përpara. Unë kam mendua që do të gjejmë mirëkuptimin sot te antarët e kryesisë rrjedhimisht kam ba kërkesë me ftu seancë të jashtëzakonshme nesër në mëngjes për me përfundu themelimin e kominisoneve dhe menjëherë mas seancë me votu raportin e RTK-se dhe RTK me pas buxhetin, ku edhe drejtori ka pasë mandat në ekzekutimin e pagave”, tha Basha./Lajmi.net/