Basha pyetet nëse po kërkojnë vota nga ‘hajvanët”: Ka nga ata që na kanë sharë me nënë e që mund të kandidojnë për Kryetar të Kuvendit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Dimal Basha është deklaruar pak para hyrjes në Kuvendin e Kosovës. Basha me këtë rast deklaroi se opozita është duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit e që sipas tij ata duhet të marrin pjesën e fajit dhe përgjegjësisë për mosvotimin e Albulena Haxhiut si kryekuvendare. Ai…

Lajme

23/04/2025 09:52

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Dimal Basha është deklaruar pak para hyrjes në Kuvendin e Kosovës.

Basha me këtë rast deklaroi se opozita është duke e bllokuar konstituimin e Kuvendit e që sipas tij ata duhet të marrin pjesën e fajit dhe përgjegjësisë për mosvotimin e Albulena Haxhiut si kryekuvendare.

Ai është pyetur nga mediat nëse kjo i bie që VV po i kërkon votat e atyre qe kryeministri i Kosovës i ka quajtur ‘hajvanë’.

Me këtë rast, ai u mundua t’i ikë kësaj pyetje duke thënë sek jo është temë tjetër.

“Kjo është temë tjetër, po hyni në temë tjetër. Se ka prej atyre që ndoshta nesër kandidohen për postin që sot po ne po e kërkojmë e që na e kanë sha me nanë”,tha ai.

Ai tha se i takon opozitës ët votojnë pasi janë pjesë e kryesisë së Kuvendit.

“Janë pjesë e kryesisë janë pjesë e kësaj, nëse s’duan janë tu e blloku dhe duhet me marr fajin”./Lajmi.net/