Basha: Prokuroria Speciale do të duhej ta intervistonte Haradinajn për shkak të deklaratave se kryeministri është njeri i Serbisë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka deklaruar se Prokuroria Speciale do të duhej të intervistonte kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj. Sipas tij, Haradinaj do të duhej të intervistohej për shkak të deklaratave se “kryeministri është njeri i Serbisë”. Basha deklaroi se kjo ngjarje duhet të marr vëmendje sot. “Ngjarja e parë që do të…

Lajme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka deklaruar se Prokuroria Speciale do të duhej të intervistonte kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, Haradinaj do të duhej të intervistohej për shkak të deklaratave se “kryeministri është njeri i Serbisë”.
Basha deklaroi se kjo ngjarje duhet të marr vëmendje sot.
“Ngjarja e parë që do të duhej të merrte vëmendje sot është intervistimi i deputetit Haradinaj nga Prokuroria Speciale, lidhur me pretendimet e tij se ‘Kryeministri është njeri i Serbisë’.
Pse s’po shkon me pyet Prokuroria Speciale për dëshmitë”, thotë ai. Haradinaj në shumë paraqitje të tij ka pohuar se Albin Kurti është njeri i Serbisë. /Lajmi.net/