Basha prezanton kandidatët e koalicionit Euroatlantik në Elbasan
Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së tij, Basha paraqiti një listë të gjatë kandidatësh, duke përfshirë emra si Emin Cani, Regis Çela, Endri Hasa, Matilda Ibrahimi dhe shumë të tjerë, të cilët…

Lajme
Drejtuesi politik i koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ishte sot në Elbasan, ku prezantoi kandidatët e partisë për deputetë të këtij qarku në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Basha paraqiti një listë të gjatë kandidatësh, duke përfshirë emra si Emin Cani, Regis Çela, Endri Hasa, Matilda Ibrahimi dhe shumë të tjerë, të cilët do të kërkojnë votën e qytetarëve të Elbasanit në zgjedhjet e ardhshme.
Ai u shpreh se ky koalicion është i angazhuar për një ndryshim të thellë në politikën shqiptare, duke synuar luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për çdo qytetar.
Në fjalën e tij, Basha hodhi akuza ndaj qeverisë dhe ndërsa ironizoi fjalën e Kryeministrit Rama në Lezhë, duke i drejtuar një pyetje: “Ku i ke shokët, pse i ke shokët aty? A je i paaftë dhe duhet të shkarkohesh tani? Apo je pjesë e aferave korruptive dhe duhet të qëndrosh me ata shokët, tek 7×7, tek 313-ta“, tha ai.
Në fund Basha shprehu besimin se Koalicioni Euroatlantik është një alternativë për shqiptarët, e gatshme të luftojë korrupsionin dhe të sjellë një të ardhme më të mirë.
“Shqiptarët meritojnë një qeverisje të ndershme dhe të përgjegjshme. Koalicioni Euroatlantik është garancia që do të sjellë ndryshimin e shumëpritur. Bashkë mund të ndërtojmë një Shqipëri të drejtë, të zhvilluar dhe të ndershme“, tha Basha.