Basha paralajmëron intensifikim të punimeve në hyrje të Ferizajt: Dy turne deri në përfundim

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka qëndruar në terren duke parë nga afër ecurinë e projektit të zgjerimit dhe rikonstruktimit të hyrjes së Ferizajt. Basha thotë se në vend të ngjarjes biseduan për sfidat e hasura dhe përcaktuan hapat në vazhdim për t’i tejkaluar të njëjtat pa vonesa të mëtejshme. “Mëngjesin e sotëm…

Lajme

23/03/2026 16:24

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka qëndruar në terren duke parë nga afër ecurinë e projektit të zgjerimit dhe rikonstruktimit të hyrjes së Ferizajt.

Basha thotë se në vend të ngjarjes biseduan për sfidat e hasura dhe përcaktuan hapat në vazhdim për t’i tejkaluar të njëjtat pa vonesa të mëtejshme.

“Mëngjesin e sotëm e fillova në terren, ku bashkë me menaxherin e kontratës, përfaqësuesit e punëkryesit, ekspertët dhe përfaqësuesit e Kompanisë Rajonale të Ujit “Bifurkacioni”, pamë nga afër ecurinë e projektit të zgjerimit dhe rikonstruktimit të hyrjes së Ferizajt. Me akterët diskutuam në vend të ngjarjes për të gjitha sfidat e hasura dhe përcaktuam qartë hapat në vazhdim për t’i tejkaluar të njëjtat pa vonesa të mëtejshme”, ka treguar Basha.

Ministri thotë se nga punëkryesit ka kërkuar angazhim më të madh dhe ritëm më të shpejtë të punimeve, me ç’rast, thotë sa tash puna do të zhvillohet në dy turne për të përshpejtuar realizimin e plotë të projektit.

“Objektivi ynë është i qartë dhe do të bëjmë çmos që ta lirojmë urën për qarkullim, në mënyrë që të shkarkohet trafiku para ardhjes së bashkatdhetarëve, në mënyrë që fillimi i verës të jetë me qarkullim sa më të lehtë dhe funksional”, ka thënë Basha./rtk