Basha: Nuk ndërrohet lojtari se ashtu do kundërshtari – ne kemi ofruar alternativa

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka ironizuar kërkesat për ndërrim të kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke përdorur analogji nga futbolli. “Lojtari ndërrohet kur nuk performon mirë, jo sepse e kërkon ekipi kundërshtar. Ne nuk kemi arritur as ta fusim në fushë, e tani po kërkohet ndërrimi,” tha ai. Basha theksoi se seanca do të vazhdojë…

Lajme

17/05/2025 10:44

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje ka ironizuar kërkesat për ndërrim të kandidatit për kryetar të Kuvendit, duke përdorur analogji nga futbolli.

“Lojtari ndërrohet kur nuk performon mirë, jo sepse e kërkon ekipi kundërshtar. Ne nuk kemi arritur as ta fusim në fushë, e tani po kërkohet ndërrimi,” tha ai.

Basha theksoi se seanca do të vazhdojë dhe se Kushtetuesja ka përcaktuar qartë se kujt i takon posti.“Po e përdorni analogjinë e ambasadorit Rohde, por ata që e kuptojnë futbollin, lojtari ndërrohet atëherë kur nuk performon mirë. Jo për shkak se ta kërkon ekipi kundërshtar. Çka është me rëndësi, që ne nuk kemi mundur ta mbërrijmë të fusim lojtarin në fushë, tani ju po thoni se duhet me ndërru sepse ekipi kundërshtar po kërkon me ndërruar lojtarin. Tregomë nëse trajneri i Gjermanisë e pyet trajnerin e Anglisë a me fut këtë lojtar në fushë apo jo, dhe me i thënë trajneri:

‘Ndërro se nuk po më pëlqen’,” ka thënë Basha.

Ai shtoi se Vetëvendosje ka ofruar alternativa dhe ka kërkuar bashkëpunim me LDK-në për të gjetur zgjidhje, ndërsa kritikoi ata që nuk marrin pjesë në votim, duke i quajtur bllokues.

“Seanca do të vazhdojë, Kushtetuesja e ka caktuar se kujt i takon. Këtu nuk ka garë për kompromis, për qeveri ka kompromise. Kemi dhënë alternativa të mjaftueshme, kemi shtrirë dorën LDK-së për të dhënë zgjidhje edhe Kuvendit edhe Qeverisë. Me LDK-në kishim mundur të bëjmë zgjidhje. Krejt çka mund të bëjmë është vetëm të votojmë. Ata që nuk marrin pjesë në votim janë bllokuesit.”