Basha: Nuk e ndërrojmë emrin e Haxhiut sepse jemi faqebardhë para qytetarëve- partitë tjera janë futur në rrugë pa krye

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha ka konfirmuar se e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryekuvendare është sërish Albuena Haxhiu. Sipas tij propozimi i Vetëvendosjes nuk do të ndryshojë dhe se kjo është e drejtë e tyre të propozojnë kë të duan, pa u konsultuar me partitë e tjera. Ai…

Lajme

09/05/2025 09:25

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha ka konfirmuar se e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryekuvendare është sërish Albuena Haxhiu.

Sipas tij propozimi i Vetëvendosjes nuk do të ndryshojë dhe se kjo është e drejtë e tyre të propozojnë kë të duan, pa u konsultuar me partitë e tjera.

Ai tha se presin që opozita të reflektojnë dhe të mos bllokojë më kuvendin.

“Siç e dini ne prapë presim me u zhblloku kuvendi dhe presim opozita t’i thirrë mendjes të zhbllokojë pasi qytetarët kanë votuar për një parlament por s’duhet harru se ata presin një qeveri të re. E s’mund të rrjedhë afati pa u zhblloku kuvendi, duke marrë parasysh se kemi bërë tanimë oferta të njëpasnjëshme. Po e refuzojnë të drejtën e deputetëve për të votuar”, tha ai, shkruan lajmi.net.

Basha përmendi edhe faktin se kanë propozuar koalicion për LDK-në, duke thënë madje se janë faqebardhë para qytetarëve.

“Kemi ofruar koalicion edhe para qytetarëve e kemi dalë faqebardhë duke propozuar ide të ndryshme për të dalë nga ngërçi. Tani besoj se opozita e ka rendin të zhbllokojë kuvendin e të propozohet qeveria. Siç e dini me Kushtetutë na takon propozimi neve, s’thotë se duhet me pa a ju pëlqen të tjerëve apo jo.E ka caktu Kushtetuta është e drejtë e jona”,shtoi ai.

Ai tha se nuk e beson se Haxhiu është problem, por sipas tij partitë tjera janë future në rrugë pa krye.

“Se besojmë se Haxhiu është problemi, ata janë futur në rrugë pa krye. Mendoj se është koha e kanë provu mjaftueshëm e tash duhet me votu”./Lajmi.net/