Basha krahason vdekjen e Astrit Deharit me viktimat e luftës në Kosovë: Është më keq se ajo që kanë vuajtur shqiptarët nën Millosheviqin
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë në homazhet për Astrit Deharin bashkë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe familjen Dehari. Basha ka thënë se edhe në kohën e Jugosllavisë janë sajuar aktakuza për të mbajtur njerëzit në burg, derisa sipas tij, Astrit Dehari, është mbajtur në burg pa aktakuzë. “Në…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka marrë pjesë në homazhet për Astrit Deharin bashkë me kreun e LVV-së, Albin Kurtin dhe familjen Dehari.
Basha ka thënë se edhe në kohën e Jugosllavisë janë sajuar aktakuza për të mbajtur njerëzit në burg, derisa sipas tij, Astrit Dehari, është mbajtur në burg pa aktakuzë.
“Në kohën e Jugosllavisë, regjimi fashist ka saju aktakuza kur i ka majt njerëzit në burg. Astrit Deharin e kanë mbajt në burg 67 ditë pa aktakuzë, pa e marrë në pytje, pa asgjë”, ka thënë kreu i Kuvendit.
Basha ka thënë se ajo që i ka ndodhur Astrit Deharit është më e keqe se çfarë iu ka ndodhur shqiptarëve nën regjimin e Millosheviqit.
“Kjo është një prej akteve më të rënda që e ka përjetuar vendi jonë pasluftës. S’e kemi pritë që me vuajtur na më keq se që e kanë vuajtur shqiptarët në regjimin fashist të Millosheviqit, kjo ka ndodhë në rastin e Astrit Deharit”, ka thënë Basha.