Basha: Ka qenë tjetër lojë mos votimi i Kadri Veselit për kryeparlamentar, ma tregoni një arsye se pse Haxhiu nuk votohet

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit, përsëri nuk u votua të dielën. Seanca e radhës do të mbahet sot me fillim nga ora 10:00. Pak para fillimit të seancës konstituive ka folur edhe deputeti i…

Lajme

29/04/2025 09:50

Deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës as pas tentimit të shtatë radhazi, pasi kandidatja e partisë fituese, Lëvizja Vetëvendosje, për kryetare të Kuvendit, përsëri nuk u votua të dielën.

Seanca e radhës do të mbahet sot me fillim nga ora 10:00.

Pak para fillimit të seancës konstituive ka folur edhe deputeti i VV-së, Dimal Basha.

“Pse duhet me u refuzu Albulena Haxhiu, ma jepni një arsye të vetme se pse duhet me u refuzu. Nëse dikush ka një arsye për të mos e votuar znj. Haxhiu ma tregoni, tha Basha pra mediva.

I pyetur se pse VV e refuzonte Kadri Veselin në vitin 2017 për kryeparlamentar, Basha tha se ka qenë tjetër lojë atëherë.