Basha jep detaje për takimin me Osmanin e thotë se ka kuorum për vazhdimin e punës, derisa s’pati kuorum në Kryesi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka mbajtur një konferencë për media pasi në mbledhjen e Kryesisë nuk shkoi askush tjetër përpos nënkryetares Albulena Haxhiu dhe nënkryetares nga komunitetet jo serbe, Emilja Rexhepi. Basha me këtë rast deklaroi se ka pasur një takim me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën thotë se arsyeja e…

Lajme

01/09/2025 13:38

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka mbajtur një konferencë për media pasi në mbledhjen e Kryesisë nuk shkoi askush tjetër përpos nënkryetares Albulena Haxhiu dhe nënkryetares nga komunitetet jo serbe, Emilja Rexhepi.

Basha me këtë rast deklaroi se ka pasur një takim me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën thotë se arsyeja e vetme ka qenë njoftimi

“Kam kërkuar ta njoftoj me seancën që ka pasur konstituive që kemi përfundu por njëkohësisht t’ia sqaroj arsyetimet e mija për konstituimin e Kuvendit para se të dalë para publikut, marrë parasysh se është garantuese e institucioneve të Republikës”,tha Basha.

Ai theksois e në këtë mbledhje të kryesisë nuk morën pjesë dy nënkryetarët ajo e PDK-së dhe LDK-së.

“S’kemi pasur kuorum dhe është pamundësuar mbledhja e Kryesisë. Për mua ka qenë një mbledhje vetëm konsultative që të konsultohemi për hapat e radhës megjithatë kanë refuzuar. Do të jap para jush arsyetimin për të cilin kam marrë vendim për konstituimin e kuvendit që po besoj edhe nënkryetarët e tjerë pra të PDK-së dhe të LDK-së, t’i marrin parasysh argumentet dhe besoj shumë që do të reflektojnë shumë e do të kemi një takim konsultativ qoftë në zyrën time qoftë në mbledhjen e kryesisë. Siç e dini Kuvendi ka zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarët, gjë për të cilën i falënderoi deputetët. Pra Kryesia ka 5 nga gjashtë anëtarët e saj, që bëjnë mbi 80% të Kryesisë që është funksionale dhe kemi besoj kuorumin e mjaftueshëm për të vazhduar punët tona”, theksoi tutje Basha./Lajmi.net/

Është ezauruar sepse të gjithë deputetët e komunitetit serb i janë nënshtruar tri herë kandidaturës për kryetar.

“Asnjëri nga ta s’i ka marrë votat e mjaftueshme për nënkryetarë ku siç e dini dy prej tyre refuzuan e tetë s’morën votat e mjaftueshme. Si kryetar kuvendi kam qenë para një pozite ku: Ose të ndalojë punimet e Kuvendit, ose të vazhdojë me punimet e kuvendit me një kryesi funksionale ku siç e thash kemi pesë nga gjashtë anëtarë.
Në atë moment kam vlerësuar se kuvendi s’duhet mbetur jo-funksional për shkak të jo zgjedhjes së një nënkryetari. Kam përgjegjësi para qytetarëve, institucioneve e para miqve ndërkombëtarë që të funksionalizojë kuvendin”,shtoi Basha./Lajmi.net/