Basha inspekton punimet që po realizohen në segmentet e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, inspektoi nga afër punimet që po realizohen në segmentet e skarpateve përgjatë autoudhës “Ibrahim Rugova”. Gjatë inspektimit, ministri Basha, së bashku me ekipet përgjegjëse dhe operatorët, diskutoi për sfidat në terren dhe masat e nevojshme për trajtimin e plotë dhe afatgjatë të këtyre segmenteve. Synimi është…

Lajme

12/08/2026 08:26

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, inspektoi nga afër punimet që po realizohen në segmentet e skarpateve përgjatë autoudhës “Ibrahim Rugova”.

Gjatë inspektimit, ministri Basha, së bashku me ekipet përgjegjëse dhe operatorët, diskutoi për sfidat në terren dhe masat e nevojshme për trajtimin e plotë dhe afatgjatë të këtyre segmenteve.

Synimi është që rehabilitimi të jetë i qëndrueshëm dhe permanent, duke parandaluar problemet në të ardhmen dhe duke rritur sigurinë për të gjithë shfrytëzuesit e autoudhës.

Ministria deklaron se po monitoron në baza ditore ecurinë e punimeve dhe, në koordinim me të gjithë akterët përgjegjës, po angazhohet që ndërhyrjet të realizohen me cilësi, efikasitet dhe zgjidhje të qëndrueshme.