Basha inspekton dëmet nga reshjet në Ferizaj: Nis sanimi i rrugëve, po përgatitet zgjidhje afatgjatë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka vizituar fshatin Dardani të Ferizajt për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut. Përmes një postimi në Facebook, Basha njoftoi se, në bashkëpunim me kompaninë e mirëmbajtjes, ekipet janë udhëzuar që të nisin menjëherë…

Lajme

02/07/2026 10:02

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se ka vizituar fshatin Dardani të Ferizajt për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.

Përmes një postimi në Facebook, Basha njoftoi se, në bashkëpunim me kompaninë e mirëmbajtjes, ekipet janë udhëzuar që të nisin menjëherë sanimin e dëmeve në rrugë, përfshirë edhe riparimin e trotuareve të dëmtuara.

“Fatkeqësitë natyrore nuk mund t’i parandalojmë, por do të jemi aty për të reaguar kur paraqitet nevoja”, ka shkruar ai.

Basha bëri të ditur se Ministria është në fazën e hartimit të një projekti që synon të ofrojë zgjidhje afatgjatë për problemin, përmes ndërtimit të një sistemi adekuat për largimin e ujërave atmosferike.

Ai shtoi se një pjesë e problemeve po shkaktohet edhe nga keqmenaxhimi i ujërave nëntokësore nga disa banorë të zonës, duke u bërë thirrje qytetarëve për bashkëpunim në mënyrë që të parandalohet përsëritja e dëmeve.

Ministri në detyrë u ka bërë thirrje qytetarëve që të qarkullojnë me kujdes në këtë segment derisa të përfundojnë punimet e rehabilitimit, duke theksuar se ekipet do të vazhdojnë të jenë në terren për të ndërhyrë sa herë që paraqitet nevoja. /Lajmi.net/