Basha i VV-së: Refuzimi i Abdixhikut, në kundërshtim me vullnetin e elektoratit të LDK-së

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka dhënë një konstatim të çuditshme në lidhje me refuzimin e LDK-së që të bashkëpunojë me VV-në për krijimin e institucioneve të reja. Ai ka bërë me dije se refuzimi i ofertës së LDK-së është në kundërshtim me vullnetin e elektoratit të LDK-së. Sipas tij, VV-ja është kundër idesë së…

Lajme

07/05/2025 09:14

Deputeti i VV-së, Dimal Basha, ka dhënë një konstatim të çuditshme në lidhje me refuzimin e LDK-së që të bashkëpunojë me VV-në për krijimin e institucioneve të reja.

Ai ka bërë me dije se refuzimi i ofertës së LDK-së është në kundërshtim me vullnetin e elektoratit të LDK-së.

Sipas tij, VV-ja është kundër idesë së LDK-së për qeveria të unitetit.

“Mendoj se z.Abdixhiku duhet më i dhënë shpjegim elektoratit të vet pse ai e donë PDK-në dhe AAK-në me vete. Oferta ka qenë mjaftë serioze, kurse refuzimi i LDK-së është se ne ‘pa PDK-në nuk vijmë’. E ne i themi, jo PDK-së, jo AAK-së, për shkak se i shohim ata si akterët kryesor që i kanë sjellë dëme këtij vendi. Jo, pra e kemi bërë të qartë këtë dhe të vetmen ftesë që i kemi bë ka qenë LDK-së dhe ka qenë shumë serioze ku do të formimin një qeveri mjaft stabile. Por siç po shihet Abdixhiku është i ngushtë me PDK-në dhe kjo është në kundërshtim me vullnetin e elektoratit të LDK-së”, ka thënë Basha në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.