Basha fton qytetarët e Kosovës të dalin e të votojnë: Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë. Ai në momentet e fundit të procesit të votimit, ka thënë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre. “Të dashur qytetarë, Jemi në momentet e fundit…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ftuar qytetarët që të dalin dhe të votojnë.
Ai në momentet e fundit të procesit të votimit, ka thënë se qytetarët duhet ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre.
“Të dashur qytetarë, Jemi në momentet e fundit të këtij procesi të rëndësishëm zgjedhor. Ftoj të gjithë qytetarët – në të 18 komunat ku po mbahet votimi – që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë themelore dhe të bëhen pjesë e vendimmarrjes për të ardhmen e tyre! Katër minutat e tuaja sot, janë përcaktues për katër vitet e ardhshme nesër!”, ka shkruar Basha. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë: