Basha flet për takimin me Trump (VIDEO)
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka folur mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” për sa i përket takimit të zhvilluar mes tij dhe Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Lajme
Kreu i opozitës deklaroi se takimi kokë më kokë me Presidentin Trump ka zgjatur 3-4 minuta dhe ka qenë një takim mjaft frymëzues.
“Biseda kokë më kokë zgjati 3-4 minuta, ndërsa aktiviteti zgjati 2 orë. Biseda ishte frymëzuese për mua. Është një njeri që ka nisur një kauzë të madhe kur për herë të parë një njeri i vetëm është vënë kundër të gjithëve. SHBA-të e mbështetin Trump-in” , u shpreh Basha.