Basha e shpall të mbyllur seancën konstituive pa zgjedhjen e nënkryetarit nga minoriteti serb – fton mbledhje të kryesisë së Kuvendit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka konsideruar të mbyllur seancën konstituive, edhe pse nuk u arrit të zgjidhej nënkryetari i pestë i Kuvendit nga komuniteti serb. Pas disa raundeve votimi dhe pas dështimit të kandidatëve të propozuar nga Lista Serbe për të siguruar shumicën e nevojshme të votave, Basha ka vendosur që…

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ka konsideruar të mbyllur seancën konstituive, edhe pse nuk u arrit të zgjidhej nënkryetari i pestë i Kuvendit nga komuniteti serb.
Pas disa raundeve votimi dhe pas dështimit të kandidatëve të propozuar nga Lista Serbe për të siguruar shumicën e nevojshme të votave, Basha ka vendosur që të mbyllë seancën, duke theksuar se kjo nuk mund të jetë një pengesë për konstituimin e Kuvendit, transmeton lajmi.net.
Në fjalimin e tij pas mbylljes së seancës, Basha tha se: “Konsideroj që moszgjedhja e njërit nga pesë nënkryetarët nuk mund të bëhet pengesë që të mos konstituojë Kuvendin e Kosovës. Si të veprohet tutje me punën tonë, do t’i konsultoj anëtarët e Kryesisë së Kuvendit.”
Për të diskutuar hapat e ardhshëm, Basha ka caktuar një mbledhje të Kryesisë së Kuvendit për të hënën, në orën 13:00, ku do të konsultohen për mënyrën se si do të vazhdojë puna e Kuvendit pas këtij zhvillimi./lajmi.net/