Basha: Deputetët e opozitës morën rrogën e majit pa e çu dorën asnjëherë- ne e bllokuam për Zajednicën, këta për Albulenën

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha u deklarua para mediave pas dështimit të 26-të të seancës për konstituimin e kuvendit. Pas kësaj, Dimal Basha tha se deputetët duhet votuar pro- kundër, por jo me blloku. “Na vjen shumë keq, është e 18-ta herë që opozita e bllokon procesin e themelimit të një komisioni zgjedhor. Është e…

Lajme

04/06/2025 11:43

Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha u deklarua para mediave pas dështimit të 26-të të seancës për konstituimin e kuvendit.

Pas kësaj, Dimal Basha tha se deputetët duhet votuar pro- kundër, por jo me blloku.

“Na vjen shumë keq, është e 18-ta herë që opozita e bllokon procesin e themelimit të një komisioni zgjedhor. Është e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se po votojmë për një komision zgjedhor e jo për Albulenën, e që më pas ata kanë të drejtë të votojnë pro kundër apo abstenim. Është e 18-ta herë dhe në fakt komplet pagën e majit e kanë marrë pa e çu dorën asnjëherë”, deklaroi ai, transmeton lajmi.net.

Basha tha se nëse thojnë se po vinë kot, po vinë  epo refuzojnë me marrë pjesë e po besoj se cili është funksioni i deputetit që vjen e e refuzon me marrë pjesë në votim.

“Kosova nuk ka krizë, por absurditet. Kuvendi ka pasur bllokada por ka pasur kauzë mbrapa, ne e kemi bllokuar me e ndalë Specialen e Zajednicën, këta ë kanë bllokuar për Albulenën. Të njëjtit që kanë pasur votë për Zajednicën, e jo për Albulenën. Veç mendoje me gju gaz lotsjellës pse duhet me votu Haxhiu, pra po don me e krahasu Albulenën me Zajednicën, e me Specialen për të cilën kanë votuar. Është e pakrahasueshme pra pyeteni opozitën nëse janë njëjtë”, shtoi ai./Lajmi.net/