Basha: Asnjë marrëveshje me Edi Ramën

Demokratët nuk bëjnë pakt me ata që blenë dhe manipuluan votat e shqiptarëve, deklaroi Lulzim Basha, duke mohuar përfundimisht mundësinë e një bashkëpunimi apo koalicioni me Edi Ramën. Një prej takimeve të përbashkëta me rivalin Selami ishte ai i Tropojës, ku Basha tha se do demokratët kanë kurajon, moralin dhe vizionin europian të qendrës së djathtë, por shqiptarët do mund ta kenë pasi të fitohet beteja e zgjedhjeve të lira.

Lajme

14/07/2017 19:12

Në takimet në qarkun e Kukësit dhe njësinë 7 në Tiranë, Lulzim deklaroi se nuk do të ketë koalicon dhe as bashkëpunim me Edi Ramën. Marrëveshja e 18 majit u firmos nën presionin e ndërkombëtarëve, por ajo provoi akuzat e demokratëve se Rama është armik i zgjedhjeve të lira deklaroi Basha, si kandidat për një mandat të dytë si kryetar i PD
“Betejë e cila nuk mbaron me kaq, marrëveshja e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombëtar, me Edi Rama Kryeministër, prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s’ka asnjë shans lloj bashkëpunimi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes”,
Në Tropojë Basha, ku në debat ishte bashkë me zotin Selami, Basha
Deklaroi se beteja për zgjedhje të lira e të ndershme do të vazhdojëdhe se PD është e vetmaj forcë politikë që ka moralin për t’i prirë kësaj kauze.
“25 qershori vërtetoi se lufta kundër krimit në politikë, lufta kundër drogës dhe beteja për zgjedhje të lira e të ndershme ishin kauza të drejta dhe më të rëndësishme për Shqipërinë sot. Kush i luftoi këto kauza? Kush u përball me këto kauza? Vetëm Partia Demokratike, vetëm demokratët. Në ditët, muajt kur skeptikët nuk guxonin të pranonin apo të shqiptonin, problemin e thellë të krimit në politikë me autorizim dhe bekim të Edi Ramës, demokratët u ngritën, dhe ne u përballëm me drogën kur askush nuk guxonte të fliste për të.
Ndaj beteja kryesore që ne duhet të vazhdojmë sot pavarësisht se çfarë ndodh brenda shtëpisë tonë është beteja për demokracinë. Sepse njësoj si në ’91-in, nuk ka humb vetëm Partia Demokratike, ka humb demokracia, kanë humbur shqiptarët, ka humbur Shqipëria”, u shpreh Basha.
Sipas tij Shqipëria është pa rrugëdalje njësoj si në vitin 1991
“Nuk ka ça të festojë Edi Rama, s’ka as shpresë, as besim, as entuziazëm as te grupi i tij i ngushtë, se nuk ka rrugëdalje njësoj si në ’91-in.  Nuk ka dritë në fund të tunelit të tij, as për ekonominë, as për makrofinancat e shtetit, as për rininë, as për pensionistët, nuk ka.
Demokratët tha, Basha kanë kurajon, moralin dhe vizionin europian të qendrës së djathtë dhe për t;ua dhënë shqiptarëve duhet patjetër të fitojmë betejën për zgjedhje të lira e të ndershme
“Ju siguroj që do të vazhdoj t’ju shërbej me sakrificë totale, çdo sekondë të drejtimit tim, duke luftuar me ju dhe për ju, dhe për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar, me të gjithë demokratët e bashkuar në një betejë e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër, përveç fitores së të drejtës, zgjedhje të lira e të ndershme e përmes tyre, fitores së projektit tonë”, tha Basha.