Bartomeu edhe zyrtarisht s’është më president i Barcelonës, klubi konfirmon dorëheqjen e tij
Josep Maria Bartomeu edhe zyrtarisht nuk është më president i Barcelonës.

Sport
Për dorëheqjen e tij raportuan mediat spanjolle më herët, mirëpo është vet klubi katalanas që me anë të një komunikate të shkurtër për media e ka konfirmuar dorëheqjen e tij, transmeton lajmi.net.
Në komunikatë nuk janë dhënë detajet apo arsyet e dorëheqjes.
“Presidenti Josep Maria Bartomeu njofton dorëheqjen e Bordit të Drejtorëve të FC Barcelona”, thuhet në komunikatën e lëshuar. /Lajmi.net/