Nga 1 euro në 798 euro bartja e një megavat në tranmisioni “është skandal i madh korruptiv”, tha Hykmete Bajrami, nënkryetare e Lidhjes Demokretike të Kosovës, referuar hulumtimit të fundit të publikuar në Buletinin Ekonomik.
“Pra, vetëm me kalu nëpër qato tela qajo energi, prej 1,11 euro në 798 euro”, tha ajo në një intervistë në T7.
Bajrami tha se ky kapërcm gjigant në thjesht-bartje të energjisë nga një eurp në 798 i bartet faturës së qytetarit, ndërsa për këtë gjë s’janë deklaruar asnjë institucion shtetëror: prej Albin Kurtit, Artane Rizvanollit e deri te KOST-i dhe ZRrE-ja.
“Bordi i ZRrE-së duhet me ardhë në studio me nejt me orë të tëra, me bë të qartë për secilin, dhe me na bind që kjo nuk është ashtu si po duket”, tha ajo.
“Unë konsideroj – dhe jam në poliitikë prej 2010 – asnjëherë gjatë kësaj periudhe nuk kam pas informacon dhe nuk kamë dëgju për skandal më të madh të korrupsonit. Në bazë të asaj që po shpërfaqet, duke psa që institucionet po heshtin”, tha Hykmete Bajrami.
Duke folur për të ashtuquajturin dalje në treg të lirë të energjisë elektrike për 1 mijë e 300 biznese prodhuese, Bajrami parashikon goditje të rëndë për këta prodhues vendor nga 1 qershori e tutje prje vendimit të ZRrE-së.
Këta prodhues, tha ajo, do të bëhen tërësisht jokonkurrent kur çmimi e energjisë elektrike do t’u ngritet në mbi 260%.
“Me 1 qershor 1 mijë e 300 kompani dalin në tregun e derrugullum. Prej tyne janë 200 prodhues në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës. Duhet dikush me dal dhe me shku vetëm te një prodhues dhe me pyet historinë e tij dhe me pyet se qysh prej fillimit, në çfarë peripecish ka kalu për me ardh deri te një kontratë eksporti që sot e ka me vendet e BE-së. Disa prej tyne janë eksportues”, tha ajo.
“A e dini që ata kanë deklaru që në qoftë se ky vendim që atyne ua shtrenjton energjinë elektrike në 260% u ndodh që ata janë më konkurrent në tregn evropian. Ai nuk mundet me thirr partnerin e Gjermanisë unë nuk muj më me sjellë mallin sepse duhna mne ndryshumi çmimin. Nuk të kupton afaristi gjerman: të thotë unë kam kontratë njëvjeçare. Qysh po don ti tash me ma ndërru çmimin. Po sepse mua më është rritë energjia elektrike 260%”, tha Bajrami.
“Dhe kjo bëhet në emër të tregut të lirë, dhe aty ka vetëm një ofertë. KESCO-s. Këta deri sot e kanë marrë prej KESCO-s, tas prap prej KESCO-s po me çmim 260%. Dikush dhet me i zbardhë, prokuroria duhet me u marrë”, tha Bajrami.