Barnatore kanë kohë vetëm edhe pak, në fund të muajit hy në fuqi Ligji për Produktet Medicinale

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar arsyet e vonesës së implementimit të Ligjit për Produktet Medicinale, raporton Ekonomia Online. “Kanë qenë nga fillimi dy çështje që e kanë vonuar procesin. Personat që duhet të jenë anëtarë në dy vitet e fundit të mos kenë punuar në kompani farmaceutike. Pas kësaj kemi kërkuar opinion ligjor…

Lajme

13/11/2024 13:04

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar arsyet e vonesës së implementimit të Ligjit për Produktet Medicinale, raporton Ekonomia Online.

“Kanë qenë nga fillimi dy çështje që e kanë vonuar procesin. Personat që duhet të jenë anëtarë në dy vitet e fundit të mos kenë punuar në kompani farmaceutike. Pas kësaj kemi kërkuar opinion ligjor nga Agjencia Kundër Korrupsionit se anëtarët e komisionit a mund të jenë ata që kanë punuar edhe në barnatore. Përgjigja ka ardhur nga AKK-ja se nuk mund të jenë pjesë as anëtarët që kanë punuar në barnatore”, tha Vitia.

Ai thekoi se kjo ka shkaktuar vonesa sepse, sipas tij nuk ka qenë e mundur të gjenden anëtarë që nuk punojnë në barnatore.

“Tash po shkojmë drejt finalizimit dhe besoj se në fund të muajit ky Ligj do të hyjë në fuqi plotësisht”, tha Vitia.

Ai se është kërkuar vazhdimisht unifikimi i çmimeve në barnatore, prandaj tha se e gëzon fakti që ky ligj do të ulë në mënyrë substanciale çmimet për të sëmurit kronik e të tjerë.