Barella paralajmëron Juventusin: Jemi kampionë të Italisë dhe duam ta fitojmë këtë kupë

Nicolò Barella zbulon se si është bërë një nga mesfushorët më të mirë në Itali dhe paralajmëron Juventusin përpara përballjes së Superkupës së Italisë.

Sport

12/01/2022 14:38

Barella kujtoi vitin e tij ‘fantastik’ 2021 dhe zbuloi objektivat e tij për të ardhmen në një intervistë të publikuar në programin e ditës së ndeshjes.

“Ishte një vit fantastik, i cili u bë unik nga Seria A dhe Euro. E përfundova vitin duke nënshkruar një vazhdim të kontratës dhe jam krenar për këtë”, tha ai.

“Shpresoj të fitoj më shumë trofe në të ardhmen, por tani duhet të fokusohemi në të tashmen dhe të luajmë Superkupën, kanë mbetur edhe shumë ndeshje para fundit të sezonit.

“Unë dua të fitoj Superkupën, si shokët e mi të skuadrës. Juventusi dominoi ligën në vitet e fundit dhe është një ekip me lojtarë të mrekullueshëm. Është gjithmonë e vështirë të luash kundër tyre, por ne jemi kampionë të Italisë dhe duam këtë kupë”.

Barella është një nga mesfushorët më të mirë në Itali dhe tashmë ka mjaft përvojë, pavarësisht se është vetëm 24-vjeçar.

“Sekreti im qëndron pas atij fëmije që shikonte çdo ndeshje futbolli me babin e tij”, tha Barella.

“Unë u përpoqa të mësoja sa më shumë që munda dhe më pas u stërvita në fushë deri afër me gjithë energjinë dhe vendosmërinë e lojtarit që shihni sot.

“Nëse do të mund t’i jepja këshilla vetes sime më të re, ndoshta do të thoja t’i jepja vetes pak kohë, sepse me kohë dhe vendosmëri njeriu gjithmonë mund të përmirësohet”, ka përfunduar Barella. /Lajmi.net/