Barduani rikonfirmon rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, mirëpriti komandantin e Komandës italiane për Operacione të Përbashkëta, gjenerallejtënant Giovanni Maria Iannucci, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë. KFOR njofton se gjatë takimit, Gjeneral Barduani ka dhënë një pasqyrë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon më…

Lajme
Sot, Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, mirëpriti komandantin e Komandës italiane për Operacione të Përbashkëta, gjenerallejtënant Giovanni Maria Iannucci, në selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.
KFOR njofton se gjatë takimit, Gjeneral Barduani ka dhënë një pasqyrë të situatës së sigurisë në Kosovë dhe rajon më gjerë, duke rikonfirmuar rolin vendimtar të KFOR-it në ruajtjen e stabilitetit dhe nxitjen e dialogut politik konstruktiv. Në këtë kontekst, gjenerali Iannucci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të aleatëve.
Pas takimit, gjenerali Iannucci u takua me ushtarët italianë të vendosur në KFOR, duke vlerësuar profesionalizmin e tyre dhe angazhimin e qëndrueshëm ndaj misionit, i cili është pjesë e një kuadri më të gjerë për sigurinë kombëtare.