Barduani merr pjesë në Ditën e Flamurit të Forcave të Mbrojtjes së Finlandës në Prishtinë

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e Ditës së Flamurit të Forcave të Mbrojtjes së Finlandës, e cila u mbajt në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i Finlandës në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Matti Nissinen.…

Lajme

04/06/2025 15:28

Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, gjeneralmajor Enrico Barduani, mori pjesë në ceremoninë e Ditës së Flamurit të Forcave të Mbrojtjes së Finlandës, e cila u mbajt në selinë e KFOR-it në Kampin Film City në Prishtinë.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ambasadori i Finlandës në Kosovë, Shkëlqesia e Tij Matti Nissinen.

Më 4 qershor, Finlanda përkujton ditëlindjen e Marshallit C.G.E. Mannerheim, një hero kombëtar dhe udhëheqës legjendar ushtarak. Kjo ditë nderon gjithashtu edhe shërbimin e pandërprerë të Forcave të Mbrojtjes ndaj kombit.

“Në fjalimin e tij, gjeneralmajor Barduani theksoi se trashëgimia e Marshallit Mannerheim vazhdon të jetojë edhe sot, duke u reflektuar në përkushtimin dhe profesionalizmin e trupave finlandeze, të cilët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në KFOR që nga fillimi i misionit në vitin 1999.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuar në një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre si reagues të sigurisë”, shkruhet tutje në postimin e KFOR-it në Facebook.