Barcelona vendosë të largojë një emër të madh gjatë verës

Ky sezon mund të jetë i fundit për Lucas Digne te Barcelona.

Sport

27/01/2018 16:26

Skuadra katalane, ka vendosur që në fund të sezonit të heq dorë nga mbrojtësi i majtë, që këtë edicion ka regjistruar pesë paraqitje.

Digne 24 vjeçar, është transferuar te Barcelona në vitin 2016 nga PSG, për 16 milionë euro.

Sipas ‘MundoDeportivo’, Barcelona ka filluar të mendojë për një alternativë të re në krahun e majtë, duke mos llogaritur në Digne.

Aktualisht, startues në pozitën e krahut të majtë te Barcelona, është Jordi Alba./Lajmi.net/