Barcelona transferon Bravon

Barcelona ka gjetur një portier të ri. Gjiganti katalan raportohet se ka arritur marrëveshje për transferimin e portierit të Real Sociedadit, Claudio Bravo.

Sport

28/05/2014 14:55

Barcelona ka arritur marrëveshje me Real Sociedadin për transferimin e portierit Claudio Bravo.

31-vjeçari, reprezentues i Kilit, është anëtar i Sociedadit nga viti 2006, dhe ka bërë më tepër se 200 paraqitje në La Ligë.

Por, e përditshmja baske Diario Vasco ka njoftuar se Bravo ka informuar Sociedadin se nga sezoni i ardhshëm do të jetë anëtar i Barcelonës.

Gjiganti katalan është në kërkim të një portieri tjetër për të shërbyer mbulesë për gjermanin Marc-Andre ter Stegen, i cili erdhi nga Borussia Monchengladbach, më herët gjatë këtij muaji.

Mirëpo, ata ende duhet të negociojnë me Sociedadin. Bravo, në kontratën e tij me klubin ka të përfshirë një dëmshpërblim të lartë prej 30 milionë euro.

Barcelona mbeti pa dy portierë në fund të sezonit pasi Victor Valdes dhe Jose Pinto u larguan nga klubi, pas skadimit të kontratave.