Barcelona të interesuar për Gvardiol

Barcelona nuk ka mbyllur akoma hesapet për fazën defensive. Skuadra e Barcelonës transferoi disa mbrojtës gjatë merkatos së fundit, por janë duke shikuar edhe alternativa të tjera. Sipas raportimeve të ‘Sky Sports Germany’, Barcelona është në mesin e skuadrave që ndjek nga afër Josko Gvardiol, përcjell lajmi.net. Gvardiol ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me…

Sport

05/12/2022 23:28

Barcelona nuk ka mbyllur akoma hesapet për fazën defensive.

Skuadra e Barcelonës transferoi disa mbrojtës gjatë merkatos së fundit, por janë duke shikuar edhe alternativa të tjera.

Sipas raportimeve të ‘Sky Sports Germany’, Barcelona është në mesin e skuadrave që ndjek nga afër Josko Gvardiol, përcjell lajmi.net.

Gvardiol ka shkëlqyer me paraqitjet e tij me RB Leipzig, por po bën mirë edhe në Kupën e Botës.

Gvardiol ka kapur fazën çerekfinale me kombëtaren e Kroacisë, duke bërë paraqitje të mirë edhe sot.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të ketë ofertën e duhur për të siguruar kartonin e mbrojtësit kroat. /Lajmi.net/