Barcelona – skuadra që ka fituar më së shumti para në vitin 2019

Barcelona është skuadra që ka fituar shumën më të madhe të parave në vitin 2019.

Sport

18/11/2019 20:49

Skuadra katalane ka luajtur një sezon të mirë në fushën e blertë, por një gjë të tillë e ka bërë edhe jashtë fushave.

Barcelona është skuadra me të ardhurat më të larta në vitin 2019, duke lënë mbrapa Real Madridin, Manchester United dhe Bayern Munich.

Sipas ‘Forbes’, Barca ka fituar 852 milionë euro gjatë vitit 2019, transmeton lajmi.net.

Real Madrid është skuadra e dytë me të ardhurat më të larta, me 757 milionë të regjistruara.

Manchester United 732 milionë dhe Bayern Munich 652 milionë janë në pozitat 3 dhe 4. /Lajmi.net/