Barcelona shpërblen Busquetsin

Një prej futbollistëve kryesorë të Barcelonës, mesfushori Sergio Busquets së shpejti do ta vazhdojë kontratën me gjigantin katalan.

Sport

29/01/2015 17:01

Barcelona është fokusuar tek vazhdimi i kontratës me mesfushorin Sergio Busquets.

Pas interesimit nga Paris Saint-Germain, klubi katalan i ka ofruar atij mundësinë e vazhdimit të qëndrimit në klub deri në vitin 2019, ka njoftuar “El Mundo Deportivo”.

Busquets do të përfitojë rritje në pagë, si dhe do t’i ngritet çmimi i dëmshpërblimit në 150 milionë euro. Busquets aktualisht ka kontratë me Barcelonën deri në korrik të vitit 2018.