Barcelona shfaq interesim për yllin e Milan

Skuadra e Barcelonës po synon që të vazhdojë edhe me ndonjë blerje gjatë merkatos së verës.

Sport

29/06/2019 20:32

Raportohet së fundmi se skuadra katalane është duke shfaqur interesim për një nga yjet e skuadrës së Milan, për të përforcuar fazën e mbrojtjes.

Sipas ‘Sport’, është Ricardo Rodriguez lojtari që po monitorohet nga Barca, transmeton lajmi.net.

Pas raportimeve se Theo Hernandez do të kalojë nga Real Madrid tek Milano, Rodriguez mund të kalojë tek Barca, për të mbuluar krahun e majtë.

Jordi Alba do të ishte i paprekur tek katalanët edhe në rast të transferimit të zviceranit, por të paktën Barca do të përforconte bankën rezervë, ku nuk ka zëvendësues për Alban.

Mediet spanjolle shkruajnë se Barcelona mund të arrijë marrëveshje me Rodriguez për hiq më shumë se 15 milionë euro. /Lajmi.net/