Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Barcelona shet Todibon, shfrytëzon të hollat për blerjen e Lautaro

19:00 | 21 Maj 2020

Barcelona ka një plan se si të sigurojë të hyra, për të kompletuar transferimin e Lautaro Martinez.

‘Sport’ raporton se katalanët kanë vendosur të shesin Jean Clair Todibo gjatë kësaj vere, transmeton lajmi.net.

Të ardhurat nga kartoni i francezit do të kursehen për t’iu shtuar ofertës që do të niset drejt Inter, për transferimin e Lautaro Madrtinez.

Schalke është skuadra ku Todibo aktualisht aktivizohet si i huazuar, dhe ata kanë opsionin për blerjen e lojtarit, për 25 milionë euro.

Everton janë gati të barazojnë këtë shifër, gjithashtu edhe Bayer Leverkusen është skuadra që po interesohet për të.

Barcelona nuk shohin arsye për ta mbajtur mbrojtësin dhe ai do të jetë i pari në mesin e atyre që do të largohen nga ‘Camp Nou’, gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/