Barcelona shënjestron edhe një lojtar të Bayernit – dëshira për mbrojtjen është Lucas Hernandez

Përveç Robert Lewandowski, Barcelona mund të synojë edhe një tjetër lojtar të Bayern Munich gjatë merkatos së verës.

Sport

28/04/2022 10:45

Raportime të ‘Sport’ bëjnë të ditur se Barcelona po planifikon një lëvizje drejt Lucas Hernandez, përcjell lajmi.net.

Mëngjarashi pëlqehet shumë nga drejtuesit e Barcelonës, të cilët duan pikërisht një mbrojtës që luan me këmbën e majtë.

Ajo që e bën edhe më atraktiv kartonin e Lucas Hernadnez është fakti që lojtari luan edhe si qendërmbrojtës, por mund të mbulojë edhe krahun e majtë të mbrojtjes.

Francezi ka një kontratë valide deri në vitin 2024 me Bayern Munich, por mund të jetë i hapur për një kalim në Spanjë.

I vetmi problem mund të jetë shuma që Bayern Munich kërkon për kartonin e lojtarit, e që akoma nuk është e njohur për mediat spanjolle. /Lajmi.net/