Barcelona sfidon Bayernin dhe Liverpool për shërbimet e Antony
Ylli i Ajax Amsterdam, Antony pritet të jetë në mesin e lojtarëve më të komentuar gjatë verës.
Sport
Paraqitjet e mira të brazilianit me skuadrën e Ajax kanë bërë që skuadrat e mëdha evropiane të vihen pas tij.
Bayern Munich dhe Liverpool janë dy skuadrat që lidheshin më shumë me të, por së fundmi ka një emër të ri në garë.
‘UOL’ bën të ditur se Barcelona mund të bëjë një lëvizje për lojtarin e Ajax, përcjell lajmi.net. Sugjerimin për këtë e ka bërë Dani Alves, bashkëkombësi i tij.
Barca mund të jetë skuadra që siguron kartonin e lojtarit që vlerësohet me 40 milionë euro.
Por, katalanët do të kenë garë me Liverpool dhe Bayern, dy skuadrat që pritet t’i ofrojnë Ajaxit shumën që ata kërkojnë. /Lajmi.net/