Barcelona rivalizon Newcastle dhe Chelsean në garë për yllin e Bayernit
Barcelona raportohet se është favoriti për nënshkrimin me qendërmbrojtësin e Bayern Munichut, Niklas Sule.
Sport
Gjermani ka qenë ndër yjet kryesorë në “Allianz Arena”, edhe pse kohëve të fundit disa herë është titullar e disa herë në stol, transmeton lajmi.net.
Newcastle që disa muaj kanë qenë të lidhur me Sule, derisa edhe Chelsea e sheh si opsion për mbrojtje.
Por, tani raportohet se Barcelona është në pozitën më të mirë për 26-vjeçarin, që e shohin si pasuesi adekuat i Gerard Pique.
Barcelona është duke punuar për nënshkrimin me disa yje me shpresën që të përforcojë skuadrën për të garuar për top katër.
Ndërkohë, do ishte një humbje e madhe për dy klubet angleze që e pëlqejnë gjermanin./Lajmi.net/