Barcelona rihap negociatat me Dembele për rinovimin e kontratës
Gjasat që Ousmane Dembele të vazhdojë qëndrimin e tij në Barcelonë tani janë reale.
Sport
Ylli francez ka rikthyer shkëlqimin e tij nën urdhrat e trajnerit Xavi Hernandez. Ky i fundit i ka besuar lojtarit një rol më të rëndësishëm në skuadër dhe kjo mund të ndryshojë gjërat.
Sot raportohej se Alemany ka udhëtuar për t’u takuar me agjentin e lojtarit, transmeton lajmi.net.
Klubi ka rihapur negociatat për rinovimin e kontratës së Dembele.
Gjatë javës së ardhshme, krerët e Barcelonës do të synojnë edhe mbylljen e marrëveshjes me Ronald Araujo.
Mbetet të shihet nëse negociatat me Sissoko për rinovimin me Dembele do të finalizohen sipas dëshirës së klubit. /Lajmi.net/