Barcelona prezanton fanellën e dytë për sezonin 2022-23

Ekipi katalanas, Barcelona ka prezantuar sot fanellat e tyre për ndeshjet si mysafirë, për sezonin 2022-23.

Sport

27/06/2022 10:49

Barcelona ka lëshuar fanellën e re për sezonin 2022-23, me përdorimin e arit olimpik si frymëzim në dizajnin më të fundit nga kompania Nike.

Modeli i fanellës përfshin gjithashtu një hartë të qytetit, me vendet e përdorura në Lojërat e vitit 1992 që u mbajtën në Katalonia.

Prerja në fund të mëngëve gjithashtu përmban ngjyrat e pesë unazave olimpike.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell fanellën e klubit: