Barcelona pas Laporte

Aymeric Laporte është dëshira e Barcelonës.

Sport

22/03/2020 10:31

Mbrojtësi i Manchester City, Aymeric Laporte, ka përfunduar në listën e dëshirave të skuadrës së Barcelonës.

Qendërmbrojtësi francez po monitorohet nga skuadra katalane, e cila synon një lëvizje për të gjatë merkatos së verës, bën të ditur ‘Mundo Deportivo’, transmeton lajmi.net.

Skuadra nga La Liga janë gati të shfrytëzojnë situatën e vështirë të Manchester City dhe të përfitojnë për kartonin e lojtarit.

City është dënuar nga UEFA me dy vite mosparaqitje në garat evropiane. Rasti është apeluar në CAS, por vështirë se do të ketë ndryshime.

Mbetet të shihet nëse kampionët e La Liga do të arrijnë ta bindin francezin për kalimin në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/