Barcelona pas 19-vjeçarit të Lyon, e sheh si të duhurin për krahun e djathtë të mbrojtjes
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë. Skuadra katalane ka bërë disa lëvizje për mbrojtjen gjatë merkatos së verës, por mbeti keq për krahun e djathtë. Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, Barcelona është tashmë e interesuar për të lidhur një marrëveshje me 19-vjeçarin e Olympique Lyon, Malo Gusto, përcjell lajmi.net. Mbrojtësi francez…
Sport
Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi për krahun e djathtë.
Skuadra katalane ka bërë disa lëvizje për mbrojtjen gjatë merkatos së verës, por mbeti keq për krahun e djathtë.
Sipas raportimeve të ‘Fichajes’, Barcelona është tashmë e interesuar për të lidhur një marrëveshje me 19-vjeçarin e Olympique Lyon, Malo Gusto, përcjell lajmi.net.
Mbrojtësi francez thuhet se është në listën e ngushtë të dëshirave të Barcës.
Gusto ka regjistruar 13 paraqitje këtë edicion me skuadrën e Lyon dhe ka bërë një asistim.
Emra të tjerë që përmenden si alternativa janë edhe Diogo Dalot, Juan Foyth e Martinez. /Lajmi.net/